Bode mohon rritjen e borxhit – News, Lajme – Vizion Plus

Thanks! Share it with your friends!

Close

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-ministri i Financave Ridvan Bode deklaron se borxhi publik nuk do të shkojë më shumë se 63% në fund të 2013-ës. Pas deklaratave të ministrit Cani dhe FMN-së se pritet që kufiri i borxhit të kalojë nivelin 70%, Bode shprehet se kjo nuk është e vërtetë. Nga ana tjetër ai ka pretenduar pata për mediat se qeveria Berisha nuk ka lënë detyrime të pashlyera, të vetmet detyrime që ai ka njohur janë ato të ndërtuesve të cilat nuk e kalojnë shifrën 11 miliard lekë. Duke pranuar situatën e vështirë ekonomike, ish-kreu i Financave të shtetit i ka quajtur si tepër të rrezikshme ndryshimet që qeveria e re po bën me taksat. Një ditë më parë vetë Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehu rezerva sa i përket lehtësirave fiskale që do të bëjë qeveria Rama, por njëkohësisht vlerësoi se borxhet e prapambetura që financat i kanë firmave private arrijnë shifrën 56 miliard lekë.